Zelensky akuzon Rusinë për “terror”: Krimet të hetohen në gjykatën ndërkombëtare

Zelensky akuzon Rusinë për “terror”: Krimet të hetohen në gjykatën ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të dielën trupat ruse për shënjestrimin e civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, si dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për konfliktin.

“Ajo që rusët po bëjnë në Kharkiv, Okhtyrka, Kiev, Odessa dhe qytete e qyteza të tjera meritojnë hetim në një gjykatë ndërkombëtare. Ne po i dokumentojmë krimet e tyre. Dhe do të kishte shumë më tepër nga këto krime nëse nuk do të kishin qenë mbrojtësit tanë të guximshëm”, tha Zelensky me anë të një mesazhi në Facebook.

Ai shtoi se nuk ka asnjë objekt të vetëm në Ukrainë që trupat ruse do ta konsideronin si objektiv të papranueshëm.

Në kryeqytetin Kiev, banorët u zgjuan dhe panë se qyteti ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht nga dy shpërthime masive rreth 30 kilometra, në jug të qytetit që ndriçuan qiellin gjatë natës.

Luftimet kanë shpërthyer gjithashtu në rrugët e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, pasi forcat ruse hynë në qytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët  se kishte në shënjestër vetëm infrastrukturën ushtarake, duke thënë në një deklaratë se: “Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk godasin qytete dhe qyteza, ato marrin të gjitha masat e nevojshme për të shpëtuar jetën e civilëve”.

Por Zelensky tha të dielën: “Rusët gënjyen kur thanë se nuk synonin popullsinë civile. Që në orët e para të pushtimit, trupat ruse kanë goditur infrastrukturën civile. Ata po godasin kopshtet e fëmijëve, objektet e banimit, madje edhe automjetet e urgjencës. Po përdorin artileri dhe raketa kundër blloqeve të tëra banimi. Shumë qytete dhe qyteza të Ukrainës po mbijetojnë në kushtet që më parë i kishim vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy