Shehi: Çfarë kemi bërë ne që i vë faj Bashës?

Shehi: Çfarë kemi bërë ne që i vë faj Bashës?

Deputeti shehi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se brenda luftës mes Bashës dhe Berishës ky i fundit bën mirë që flet, por thekson se e keqja e gjithë kësaj është fakti se në këtë luftë ka më shumë pasion dhe shumë pak politikë. Më tej ai rendit disa nga fajet që janë bërë nga PD për të cilat fajëson Bashën.

Brenda kësaj lufte po them se Berisha bën mirë që po flet. Brenda këtyre dy grupeve, dy ideve të ndryshme do dali një. Unë shoh pozitive nga foltorja se për herë të parë ka liri po thuhen disa të vërteta që nuk janë thënë kurrë.

E keqja është se shoh shumë pak politikë, dhe më shumë pasion. Për gjykimin tim unë do merresha me këtë gjë. Çfarë kemi bërë ne që i vë faj Bashës? Kemi dalë nga reforma administrative në 2015 kemi dalë pa motiv pa logjikë normale jemi larguar nga tryeza dhe i kemi dorëzuar Ramës të gjithë pushtetin dhe këtë se kam kuptuar kurrë dhe këto si shoh as në foltore.

Po marr reformën në drejtësi kemi hyrë gjithmonë me gjysmë këmbe, për të mbrojtur ca territore pa vlerë, kur ne në opozitë duhet të hynim të parët dhe gjatë çështjes së reformës bëmë dhe një armik të madh shtetet e bashkuara dhe për herë të parë SHBA kanë pasur më të afërt të majtën shqiptare dhe jo të djathtën.

Vimë te 2017 na ofruan gjëra për të dalë nga çadra dhe pastaj nuk na dhanë asgjë po na dhanë tre karamele që i mori dhe lëpiu Basha dhe ne humbën zgjedhjet. Erdhëm në mandatin e dytë dolëm nga parlamenti. Këto janë temat e mëdha politike që duhen diskutuar. Kjo foltore duhet të merret me gabimet e mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy