
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka urdhëruar sot anëtarët e kabinetit të tij të rishikojnë të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit që Meksika ka firmosur me SHBA-të .
Vendimi vjen pasi presidenti Trump dërgoi në kufirin me Meksikën disa njësi të Gardës Kombëtare.
Lajmi për rishikimin e marrëveshjeve u bë i ditur në një komunikatë zyrtare.



