
“Ne i këshillojmë armiqtë që të mos bëjnë gabime strategjike, sepse Irani është i gatshëm t’i godasë, veçanërisht me luftëtarët Sukhoi-24, avionët bombardues taktikë supersonikë rusë”, deklaroi komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë Hamid Vahedi, gjatë paradave të Ushtrisë në me rastin e Ditës Kombëtare të Ushtrisë.
“Përveç Sukhoi-24, forca ajrore iraniane është e pajisur me luftëtarë më të avancuar dhe është e gatshme t’u japë një goditje të tillë armiqve të saj që ata nuk do të jenë në gjendje ta kompensojnë”, shtoi Vahedi, raportoi TV shtetëror.



