
Franca i’u bën thirrje qytetarëve francezë në Ukrainën lindore që të largohen menjëherë, për shkak të përshkallëzimit të situatës, prej tensioneve Moskë-Kiev.
Kjo thirrje vjen nga ministria e Jashtme franceze, me anë të një deklarate të bërë publike të shtunën.
“Rekomandohen gjithashtu të gjithë shtetasit francezë që ndodhen në Ukrainë, që të largohen nga vendi për arsye sigurie”, thuhet në deklaratë.
Qytetarëve francezë të cilët ndodhen në rajonet lindore të Ukrainës, Kharkiv, Lugansk, Donetsk dhe rajoni i Dnipros u kërkohet që të largohen nga zona “pa humbur kohë”.
Në qëndrimin e ministrisë së Jashtme franceze, këshillohen gjithashtu, të gjithë qytetarët që të shtyjnë të gjitha udhëtimet në Ukrainë.



