Xhaxhai i Ervis Martinajt, kallëzim në Polici: Prej tre ditësh nuk kemi kontakte

Xhaxhai i Ervis Martinajt, kallëzim në Polici: Prej tre ditësh nuk kemi kontakte

Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martianjt, ka bërë një kallëzim në Policinë e Kurbinit.

MCN TV mëson se ai ka deklaruar para “bluve” se prej tre ditësh familja nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.

Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK.

Kujtojmë që emri i tij u lakua gjatë dëshmisë së Nuredin Dumanit, ku ky i fundit pretendoi se ai kishte urdhëruar një atentat ndaj Indrit Dokles.

Vetëm pak javë më parë, Martinajt i ekzekutuan kushëririn Brilant Martinaj, në një atentat që ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, duke tronditur opinionin publik. 

Ervis Martinaj ka qenë po ashtu i pranishëm në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku mbeti i vrarë shoku i tij Fabiol Gaxha. Në këtë ngjarje Martinaj mbeti i plagosur. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy