
Ukraina nxjerr bilancin e fundit të fëmijëve të vrarë nga lufta, si pasojë e agresionit rus.
Janë 227 fëmijët e vrarë nga forcat ruse në Ukrainë dhe 420 ata që janë plagosur.
Shifrat e fundit janë publikuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Telegram.
Megjithatë nënvizohet se të dhënat nuk janë përfundimtare, pasi verifikimi në terren është i vështirë për shkak të luftës.
Qysh nga nisja e agresionit rus, janë vrarë mbi 3 mijë persona, në radhët e popullsisë civile.



