
Najada Hakiraj, kandidate në zgjedhjet rajonale në provincën Fruili-Venecia-Giulia në Itali deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se shqiptarët nuk mund të qendrojnë indiferentë, por duhet të ndërgjegjësohen dhe të votojnë.
Duke folur për kandidaturën e saj, Hakiraj tha se ftesa i kishte ardhur nga sekretari i Partisë Demokratike në Itali pas kontributit prej dekadash që ajo ka pasur në lidhje me çështjen e emigracionit dhe ndihmës që ajo i ka dhënë shqiptarëve që kanë udhëtuar drejt vendit fqinj.
Më tej Hakiraj tha se programi i saj është i fokusuar tek një qytet i sigurtë, tek fëmijët e mitur që emigrojnë drejt Italisë si dhe pensionet.
Unë jam prej 32 vitesh në Itali, jam një ndër emigrantet e para dhe ndihem tamam si një vajzë e adoptuar e kësaj zone. Kam mbërritur 28 vjeçe. Kam pasur dëshirën për të ndihmuar emigrantët me situata të ndryshme, se në ato vite erdhën shumë dhe kërkoheshin njerëz, ishte kërkesë e emigracionit italian. Fillova në Kolegjin e Botës së Bashkuar, ku punoja si tutore e gjuhës shqipe. Babi im ka qenë mësues dhe mami pianiste, dhe e ndjeva veten ta bëja këtë gjë. Të bëhesha mediatore. Ishte i rëndësishëm bashkëbisedimi nëpër shkolla kur vinin fëmijët dhe futeshin në shkollë.
Zgjedhja ka ardhur nga disa bashkëpunëtorë që më kanë vlerësuar prej vitesh dhe më kanë nxjerrë si përfaqësuese profesionale e komunitetit shqiptar dhe kosovar pasi isha ndërmjetëse e gjuhës shqipe. Gjuhën e dija shumë mirë. Më ftuan, ftesa erdhi nga një avokat profesionist që është marrë me emigrantë, ky person është sekretar i Partisë Demokratike dhe ma bëri këtë propozim nëpërmjet presidentit të ri, u prezantuam dhe më pranuan në grupin e kandidatëve. I thashë më pëlqejnë sfidat dhe jam e përgatitur.
Meloni ishte një figurë që e mirëpritëm të gjithë pasi një grua pati detyrën të drejtojë një vend. Kanë filluar disa ndryshime të duken, ajo është në koalicion dhe po mundohet të bëjë koalicion me propozime më të mira për ta ndryshuar vendin. Emigracioni vazhdon. Punësimi dhe këtu është vështirësuar, nuk janë vitet ‘90 që atëherë kishte mundësi. Tani kanë ardhur dhe kanë ndryshuar politikat. Kanë filluar të vijnë më shumë, nga të gjitha vendet e botës. Vijnë për të bërë dokumentet dhe largohen, nuk duam t’i shërbejnë, kjo politikë duhet të ndryshojë. Të gjithë shqiptarët që njoh i bëra thirrje të votojnë, nuk mund të rrijnë indiferentë, duhet të ndërgjegjësohen.
Ka ndryshuar përqindja, shumë shqiptarë janë bërë sipërmarrës, është gjë e madhe të paguash taksa, të punësosh të tjerë.
Kanë dëshirë të jetojnë dhe nuk duan ta lënë Italinë, këtu shihet dhe ana ekonomike. Nga Italia largohen vetëm kur janë qytetarë italianë. Kur jeton në një vend duhet të rritësh gjendjen sociale, pjesëmarrjen në takime. Ka ndryshuar mentaliteti. Nuk është më vetëm bërja e familjes së madhe, por lindin fëmijë e brezit të dytë. Janë ata që do drejtojnë, ata bashkëjetojnë e ndiejnë veten italianë, nuk e ndiejnë vetën të ndryshëm.
Është një pikë që ma kërkuan shumë, më thanë kush është programi yt.
Të jesh këshilltare në kontekstin rajonal është përgjegjësi e madhe por duhet bashkëpunim. Mendoj se duhet të arrijmë një pikë që të njihet. Kam thënë se do punoj dhe për pensionet, shumë shtete të tjera i kanë zgjidhur. Por duhet që dy shtete të kenë një pikësynim të përbashkët dhe njohja e nënshtetësisë së fëmijëve.
Një tjetër pikësynim është zgjedhja e një qyteti të qetë të sigurtë, të ruhen kopshtet dhe hapësirat e gjelbra. Një problem tjetër janë dhe fëmijët e mitur që vijnë ata vijnë dhe janë në dorë të një konteksi italian. Bëj luftë si duhet të sillen, të mësojnë gjuhën.



