Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda Ballukun

Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin nga detyra për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik” për Belinda Balluku. 

 

Sipas një komunikimi për median, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Aliaj shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Balluku kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të datave 19 dhe 22 nëntor 2025. 

 

Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit vendosi miratimin e vendimit nr.18 të datës 19.11.2025 dhe të vendimit nr.120 të datës 22.11.2025, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. Vendimi lidhet me hetimin penal nr.5 të vitit 2026, i regjistruar më 10 shkurt 2026, ku Balluku akuzohet për veprën penale “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

 

Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy