Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin e vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/sek.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 16 °C
në vendet e ulëta: 3 / 17 °C
në vendet malore: 1 / 13 °C



