Martin Cani, viktima e “BabyGang”/ Mario Prelleshaj i mori jetën bashkëmoshatarit 15 vjeç

Martin Cani, viktima e “BabyGang”/ Mario Prelleshaj i mori jetën bashkëmoshatarit 15 vjeç

Jetonte mes botës së futbollit dhe librave, por e hëna e 18 nëntor do të ishte dita e fundit e shkollës dhe jetës për Martin Canin. Konfliktet me bashkëmoshatarin Mario Prelleshaj të lindura në rrjetet sociale, bënë që Prelleshaj ta godasë katër herë me thikë duke e vrarë.

Mesdita e 18 nëntorit ishte e hëna e një dite normale shkolle, por tensionet e të miturve në shkollën “Fan Noli” në Tiranë pas një konflikti fizik nga e premtja, do të prodhonte një krim fatal.

Mario Prelleshaj rezulton se ishte konfliktuar më herët me Martin Canin, por as stafi i shkollës e as familjarët s’mundën të parandalonin vrasjen.

E teksa ajo u paralajmërua në rrjetet sociale ku lundrojnë të miturit, bota e të rriturve përfshi mësuesit prindërit dhe shoqërinë u njohën me pasigurinë dhe konfliktin që të hënën prodhoi vrasjen.

Prelleshaj reklamonte thikën, e cila plotëson kriteret e një thike luftarake me teh prerës dhe dhëmbëza.

Sqarimin me Canin këtë herë vendosën ta bënin pas murit të shkollës në rrugicat e lagjes. Në as 30 sekonda Prelleshaj ka goditur plot 4 herë me thikë bashkëmoshatarin Cani duke i marrë atij jetën.

Ndërhyrja e kalimtarëve, nuk mundi ta shpëtoj atë pasi hemorragjia ishte e madhe dhe bëri që mjekët të mos arrinin dot ta mbanin në jetë pak minuta pasi u paraqit tek trauma Martin Cani vdiq.

E hëna e 18 nëntor ishte dita e fundit e tij e shkollës, ndërsa për autorin e dyshuar dita e parë e izolimit për krimin e rënda.

Prelleshaj pasi goditi Canin ka marrë një taksi dhe ka shkuar të kurohet në një spital privat, deri sa aty të mbërrinte babai i tij që jetonte në Lezhë.

Rrugën nga vendi i krimit deri tek spitali Prelleshaj e ka shfrytëzuar sërish për botën virtuale të adoleshentëve dhe të miturve duke treguar me mburrje në rrjetin social Snapchat se çfarë kishte bërë dhe se si ishte plagosur edhe vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy