
Të gjesh veten me grip në mes të verës është më e lehtë se sa mund të mendoni.
Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në programin "Zgjohu me MCN", shpjegon se kjo mund të ndodhë për shkak të disa faktorëve të ndryshëm që shpesh i injorojmë, duke u bindur se në mungesë të të ftohtit është më e vështirë të sëmuremi.
Ajo thekson se karakteristikë e gripit të verës janë temperaturat shumë të larta, deri në 40 gradë, dhe problemet respiratore, veçanërisht dhimbja e fytit.
Një tjetër faktor është ndryshimi i papritur i temperaturave, duke pasur parasysh që stina e verës ka nisur me temperatura shumë të larta, dhe mjedisi ku jetojmë, që është shpesh kolektiv, mund të ndihmojë në përhapjen e virozave.
Përveç kësaj, ka rënie të virozave me mutacione të ndryshme që shoqërohen me temperatura të larta që zgjaten për disa ditë.Po ashtu, temperaturat e larta dhe fillimi i sezonit të plazheve dhe pishinave mund të kontribuojnë në infeksionet respiratore.
Virozat e kësaj periudhe janë të shoqëruara shpesh me temperatura të larta dhe probleme respiratore, si dhimbja e fytit, ethet dhe temperatura që mund të arrijnë deri në 41 gradë.
Aktualisht, ka mutacione të COVID që përhapen dhe shfaqin simptoma të ndryshme, si dhimbje barku, diarre, dhimbje koke dhe muskujsh, etj.
Këto simptoma mund të jenë të tmerrshme dhe mund të ndikojnë negativisht në shëndetin, duke bërë të nevojshme kujdesin dhe një përgatitje të mirë.
Natyropatja Gjonaj sugjeron që çajrat për gripin e verës duhet të konsumohen të vakët dhe të përgatiten në kushte shtëpie.
Unë rekomandoj përdorimin e çajrave natyralë si ai i rigonit, trumzës, vajit të sherebelës, vajit të rigonit, vajit të dafinës dhe çajit të rozmarinës, por gjithmonë të përgatitur në kushte shtëpie, duke i zier dhe lënë të vakët para konsumimit.
Cajrat duhet të jenë të përgatitur në kushte natyrale, duke shmangur ato që janë të konservuara.Çajrat mund të përfshijnë edhe përbërës si karafil, kanellë dhe xhinxher, të cilët janë të dobishëm për forcimin e sistemit imunitar dhe lehtësimin e simptomave.



