“Policët ishin duke ngrënë kur u rrëmbyen”, Kurti: Faktori ndërkombëtar të dënojë agresionin e Serbisë

“Policët ishin duke ngrënë kur u rrëmbyen”, Kurti: Faktori ndërkombëtar të dënojë agresionin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një deklarate për mediat se 3 policët janë rrëmbyer teksa kanë qenë duke ngrënë bukë. Po asht Kurti tha se nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por për rrëmbim në Kosovë dhe u bën thirrje faktorit ndërkombëtar të dënojë agresionin. "Përshkrimi i policëve është i njëjtë se si ka ndodhur rrëmbimi. Ata thonë se kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, e 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar e kidnapuar. Që të tre thonë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga ambasadori ynë. Kjo heq dilemën. Serbia ka zhvilluar agresion më 14 qershor. Policët ishin në nivel të detyrës, në luftim të kontrabandës, aty ku është mbyllur një nga 15 rrugët e kontrabandës. Kush pretendon se janë arrestuar në Serbi, ta shpjegojë se si janë gjetur prangat 1 kilometra larg kufirit në njërën e anë, 670 metra në veri-verlindje, e 300 metra në jugperëndim të kufirit, sërish larg Serbisë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi në Serbi, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Jemi në komunikim me Zyrën Ndërlidhëse në Serbi. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, BE, SHBA dhe NATO të dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet dhe shkelje të pikës 4 të marrëveshje të Kumanovës të 9 qershorit 199. ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy