Abilekaj: Rrjedhja e përgjimeve të Veliajt, një taktikë e SPAK për të ndikuar opinionin

Abilekaj: Rrjedhja e përgjimeve të Veliajt, një taktikë e SPAK për të ndikuar opinionin

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka ngritur shqetësimin se SPAK po përdor mekanizma që e vendosin atë në një pozitë superiore ndaj çdo qytetari nën hetim, duke krijuar një precedent të rrezikshëm.

Ai thotë se rrjedhja e përgjimeve të ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk mund të vijë nga askush tjetër përveç vetë institucionit të akuzës, dhe se kjo strategji përdoret për të ndikuar opinionin publik.

Sipas Abilekajt, publikimi i këtyre materialeve synon të legjitimojë masat e rënda ndaj të akuzuarve, pavarësisht nëse provat ligjore e justifikojnë apo jo një veprim të tillë.

“Përgjimet që ka dalë deri tani, kanë rrjedhur nga vetë SPAK, sepse nuk kanë pas nga dalin, nga të rrjedhin.

Nuk i ka avokati, nuk i ka askush tjetër përveç gjyqtarit që i ka marrë nga SPAK dhe dy prokurorëve.

Kështu që këto janë të dhëna të vjedhura, ose nga gjyqtari i gjithë kohës, që nuk e besoj, ose nga SPAK, që e besoj më shumë me qëllim për të bindur opinionin publik se s'ka shërbim tjetër, që mbajtja në burg e Erion Veliajt ishte e pashmangshme.

Me aq sa keni parë aty, nuk ka asgjë më shumë se statuset e Erion Veliajt në Facebook. Ato që Erion Veliajt bën në Facebook, duke denigruar prokurorin në Olsi Dado.

Kishte një organizim të mediave, por që kjo nuk lidhet me asgjë specifike ligjore që mund ta rëndojë pozitën e tij.

Pra, po ta bësh analizën dhe marrëdhëniet familjare të Veliajt. Ato që dolën nuk do rëndojnë asgjë, as peshën e në çështje, më shumë se çfarë ne e dinim dhe çfarë ishte bërë publike.

E vetmja vlerë është kur përgjimet tregojnë që është një person që mund të prishë provat.

Domethënë, këta i kam paraqitur me idenë që është një person që mund të prishë provat nga reagimet dhe t'i manipulojë dëshmitarët.

Nga reagimet e tij publike, ne e kishim parë që ky mund të prishë provën.

I interesojnë publikut që Erion Veliaj të përshkruhet ai personazhi negativ që do SPAK, që mund ta dënojmë edhe pa prova sepse ky është ky që bën këto që kanë dalë aty nga përgjimet, por kjo është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Kjo na ka ndodhur me të gjitha çështjet, ku SPAK ka qenë i interesuar të fitojë opinionin publik për shkak të dyshimeve që ka pasur në media.

Kështu që mendoj që këta treguan këto, që SPAK është gati të shkelë, të krijojë precedent të tillë të rrezikshëm, të shkelë të drejtë e çdo qytetari që të jetë superior në pozitën e tij përballë qytetarit.", tha Abilekaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy