Kush do të jetë i dërguari special i BE për Ballkanin Perëndimor?

Kush do të jetë i dërguari special i BE për Ballkanin Perëndimor?

BE pritet të zgjedhë të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor. Sipas mediave serbe, kandidati më serioz është kreu i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak. Gazeta "Vecernje Novosti" në numrin e sotëm shkruan se qëllimi i BE-së është që para së gjithash të zbusë ndikimin e SHBA-ve në rajon.

Si njohës i mirë i situatës dhe një politikan me përvojë që ka mbajtur shumë detyra të rëndësishme në rajon, Lajçak, i plotëson të gjitha kushtet.

Sipas gazetës, e cila u referohet burimeve të saj, Lajçak ka pasur një takim shumë të rëndësishëm dy-orësh me ministrin e Jashtëm Evropian, Josep Borrell, në Bruksel në fillim të kësaj jave.

"SHBA-të kanë dy përfaqësues për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ne nuk kemi asnjë. Kjo është arsyeja pse jemi në këtë pikë", tha Lajçak duke iu referuar ritmit të ngadaltë të zgjerimit dhe distancës në rritje të rajonit nga BE, citon një burim gazeta “Novosti”.

Dy të dërguarit specialë të SHBA-ve, të cilëve u referohen mediat serbe, janë Matheë Palmer (përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor) dhe Richard Grenell (aktualisht ambasador i SHBA në Gjermani, i emëruar nga presidenti Trump si i dërguas psecial për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës).  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy