Kishte fshehur në magazinë municion dhe armë, arrestohet 61-vjeçari në Vlorë

Kishte fshehur në magazinë municion dhe armë, arrestohet 61-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorë ka arrestuar një 61-vjeçar me iniciale V. A. pasi kishte fshehur në magazinën e tij 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.   

Njoftimi: Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.

Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar "Strike 4", për kapjen e 61-vjeçarit që kishte fshehur në magazinën e tij, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Sekuestrohen pistoleta, thika dhe municioni luftarak. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante të fshehur në magazinën e tij, në lagjen “Bashkimi”, armë zjarri dhe municion luftarak, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 4", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. A., 61 vjeç, banues në lagjen “Left Sallata”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit V. A., në lagjen “Bashkimi”, ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë. 

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me mjetin prerës thikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se 61-vjeçari është babai i njërit prej shtetasve të arrestuar më parë nga Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Obelisk”, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me armë zjarri.   

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. A. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy