Qytete të tëra të zhytura nën ujë, moti i keq në Itali ka lënë 27 mijë persona pa energji elektrike

Qytete të tëra të zhytura nën ujë, moti i keq në Itali ka lënë 27 mijë persona pa energji elektrike

Përmbytjet apokaliptike kanë bërë kërdi në të gjithë veriun e Italisë, zhytur qytete të tëra nën ujë si dhe ka pasur rrëshqitje dramatike të dheut, ndërsa vendasit përpiqen të shpëtojnë.

Pamjet e reja tregojnë shkallën e shkatërrimit të përmbytjeve vdekjeprurëse, që kanë mbytur të paktën nëntë njerëz në rajonin Emilia-Romagna, me rrugët e kthyera në lumenj.

Vala e motit të keq nuk ndalet, pasi alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi në rajon, ku 27 mijë persona kanë mbetur tashmë edhe pa energji elektrike.

Niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të tjera të cilat mund të rëndojnë edhe më shumë situatën. Ndërkohë janë regjistruar përmbytje të reja në zonën e Ravenës.

Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini tha se bëhet fjalë për dëme të shkaktuar në miliarda euro, të ngjashme me dëmet e një tërmeti.

14 lumenj  kanë dalë nga shtrati duke e përkeqësuar situatën e përmbytjeve në 24 bashki, ndërkohë që janë 270 grupe pune që po punojnë për rivendosjen e linjave të energjisë.

Ekipet e emergjencave civile vijojnë operacionet e shpëtimit ku për shkak të përmbytjeve masive po përdoren edhe helikopterët për evakuimin e banorëve që janë në rrezik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy