Ka folur për mediat Shaip Hasalla, babai i djalit që akuzohet se qëlloi dje me armë, ku mbeti e plagosur shtetasja Bajame Seneja.
Ai thotë se djemtë janë jashtë shtetit dhe ngjarja është e sajuar. Shaipi ka dhënë deklaratën e tij në polici duke mohuar prezencën e tij në ngjarje.
Dje ai ka qenë në gjykatë ku u dha vendimi për dënimin me 35 vite burg për Kastriot Hasallën, që akuzohet se vrau djalin e tij Romeo Hasalla.
Në lidhje me ngjarjen s’di gjë, sepse Armando është në Greqi ka dy javë, dhe Laerti ka ikur dy netë më parë në Itali. Policia më mori në pyetje mbrëmë. Më pyeti ku ke qenë gjithë ditën. Ne dje ishim në gjyq për tokën, dhe për djalin që na është vrarë. Policia më tha, ke vrarë njerëz. Unë i thashë nuk di gjë. Më mori Armando në telefon që çfarë ka ndodhur andej. Ai do të hakmerret prapë. Kastrioti u dënua 35 vjet. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti, unë kam parë punën time”.



