Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të gjykohet si kriminel lufte dhe kasapi i Gazës.
Kështu tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk do të lejojë që çështja e armëve bërthamore të Izraelit të harrohet.
Presidenti turk tha se kryeministri izraelit ka “ideale ekspansioniste" dhe se Ankaraja nuk do të lejojë që Izraeli të pushtojë përsëri Gazën.
Duke folur në samitin e Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po zhvillohet në Stamboll, Erdogan sulmoi edhe një herë Perëndimin, duke deklaruar se ata që përpiqen të injorojnë vdekjet në Gaza.



