Rama më i ashpër se kurrë ndaj Metës: Turp! Si mundet Presidenti të shajë kryeministrin

Rama më i ashpër se kurrë ndaj Metës: Turp! Si mundet Presidenti të shajë kryeministrin

Duket se tensionet mes dy ish-aleateve janë tashmë më të forta se kurrë. Pas intervistës që presidenti i zgjedhur Ilir Meta dha per nje televizion grek, ka reagur ashper kryeministri Rama.

“Shokuese intervista e I.M per tv grek! Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”- shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Ramës erdhi pas intervistës që Meta dha për “Star TV”, televizionin grek. I pyetur për marrëdhënien e tij me Ramën, Meta ka treguar se ajo është prishur po ashtu sikurse Rama ka prishur marrëdhëniet me Greqinë.

Çfarë tha Meta për Tv grek 

Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë.

Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë.

Dhe së dyti, rasti i fundit dëshira e tij për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, gjë që do të ishte diçka e tmerrshme për një vend demokratik si Shqipëria, me 27 vjet pluralizëm, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht qëndrimi im ka qenë parimor dhe në interes të stabilitetit të vendit dhe nuk është përgjegjësia ime që dikush nuk i menaxhon shanset që i jepen dhe mbështetja që i jepet. Dhe në fakt dy njerëzit që unë kam mbështetur më shumë në jetën politike në Shqipëri janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy