
Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se është "i gatshëm të japë dorëheqjen" nën kushte të caktuara për të zgjidhur krizën politike në vend.
Qeveria e koalicionit e Igor Matoviç është kritikuar për blerjen e vaksinës Sputnik V kundër COVID-19 para se të ishte aprovuar nga Bashkimi Evropian.
Blerja e rreth dy milion dozave të vaksinës ruse u bë pa miratimin e dy prej katër partive që përbëjnë koalicionin e qendrës së djathtë, shkruan Euronews.
Por partia liberale-konservatore Liria dhe Solidariteti (SAS) dhe partia e qendrës së djathtë për njerëzit (Za ludi) kanë kërkuar që kryeministri të japë dorëheqjen.
Në një postim në Facebook, Matoviç tha se ai do të tërhiqej vetëm në kushte të caktuara, duke përfshirë lejimin e qëndrimit në Kabinet.



