E bllokuar prej ditësh në Kanalin e Suezit, tjetër përpjekje për të lëvizur anijen gjigante

E bllokuar prej ditësh në Kanalin e Suezit, tjetër përpjekje për të lëvizur anijen gjigante

Një përpjekje e re është në proçes për të zhvendosur anijen gjigande të kontenierëve ‘Ever Given’, që ka mbetur nga e mërkura e bllokuar në Kanalin e Suezit në Egjipt, një rrugë tregtare nga e cila bëhen 14% e shit-blerjeve në botë.

‘Ever Given’, e cila është e gjatë sa katër fusha futbolli dhe 59 metra e gjërë, u bllokua në rërë pas stuhisë dhe erës së fortë.

Autoritetet e kanalit thonë se 14 rimorkiatorë po përpiqen të përfitojnë nga batica e ditës së shtunë dhe më shumë të tjera do mbërrijnë të dielën nëse dështon përpjekja e sotme.

Më shumë se 300 anije janë bllokuar nga të dy anët e Kanalit, ndërsa disa të tjerave u është dashur të bëjnë një rrugë rreth e qark Afrikës. Që nga e premtja, autoritet kanë lëvizur rreth 20 mijë ton rënë rreth e qark anijes, e cila është ngulur thellë në bregun e kanalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy