Kosova, marrëveshje me Malin e Zi/ Fluturimet shkurtohen në 15 minuta

Kosova, marrëveshje me Malin e Zi/ Fluturimet shkurtohen në 15 minuta

Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimet ajrore me homologun në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Sipas Kurtit fluturimet mes dy vendeve do të shkurtohen në 15 minuta. Po ashtu pritet të ketë ndikim edhe në çmimin e biletave.

Nënshkrimi i marrëveshjes për shërbimet ajrore ishte hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ofron mundësi të reja të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje, mund ta shtojë edhe një fluturim. Zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme, ul koston e fluturimeve që ndikojnë në çmim të biletave. Korridoret dalëse dhe hyrëse mes Kosovës dhe Malit të Zi shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, ndërsa fluturimet komerciale nuk mund të realizoheshin. Hapet mundësia e lirive të fluturimeve të kompanive ajrore. Kjo marrëveshje është në punën e vazhdueshme për ushtrimin e sovranitetit ajror”, ka thënë Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy