I shpëtoi 4 herë RENEA-s, vetëm 6 efektivë në aksion ndaj autorit me kallashnikov/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Maliq

I shpëtoi 4 herë RENEA-s, vetëm 6 efektivë në aksion ndaj autorit me kallashnikov/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Maliq

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e së enjtes zonën e Lozhanit në Maliq, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë humbi jetën efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri, mbeti i plagosur. I plagosur mbeti edhe autori i dyshuar, Violand Braçellari, i cili më pas u neutralizua dhe u vu në pranga.

 

Sipas informacioneve paraprake, autori ishte vërejtur një ditë më parë duke lëvizur në fshat, çka bëri që policia të siguronte të dhëna mbi vendndodhjen e tij. Mëngjesin e sotëm u organizua një operacion për kapjen e tij, pasi efektivët kishin marrë informacion se ai ishte larguar nga fshati drejt stanit ku mbante bagëtitë dhe ku qëndronte shpesh së bashku me nënën e tij.

 

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se personi në fjalë konsiderohej me rrezikshmëri të lartë, pasi kishte mundur t’u shpëtonte të paktën katër operacioneve të mëparshme të forcave RENEA ndër vite. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, rreziku që ai paraqiste nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur gjatë planifikimit të ndërhyrjes.

 

Në operacion, sipas informacioneve paraprake, kanë marrë pjesë vetëm gjashtë efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, autori ka reaguar me armë zjarri, duke përdorur një automatik tip Kallashnikov, çka ka sjellë përshkallëzimin e situatës dhe pasojat tragjike të ngjarjes.

 

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e operacionit, si dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar procedurat dhe masat e nevojshme të sigurisë për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy