
Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Mcn Tv gazetari Enton Abilekaj duke komentuar lidhur me Big Brother tha se këtu dalin në protestë për Luizin dhe jo se nuk kanë ujë apo drita.
Ai tha se ky është një fenomen i njohur dhe për ta sjellë në Shqipëri duhet të ndjekim se çfarë ndodh atje brenda, ndërsa theksoi se fjala vip është e pasaktë për atë që ndodh atje, sepse sipas tij ata janë personazhe, njerëz të bërë publikë në mënyra të ndryshme dhe jo vip-a.
Po të shohësh disa banorë janë të bërë publikë nga formate si ‘përputhen’, pra shohim disa gra dhe vajza që janë trofe, gra që mbahen nga meshkuj të tjerë dhe kur kërcënohen aty thonë do ta shohësh ti. Kjo është kulturë e vetëgjyqësisë, dhe njohin vetëm kulturën e vetëgjyqësisë për të zgjidhur çështjen dhe kjo është një gjë shqetësuese. Ne kemi parë në dy BBV që janë të gjithë të punësuar në shtet, pra pasi bëhen të famshëm i punësojnë në shtet. Pra ne kemi gjithë problemet e shoqërisë të reflektuara në big brother vit, ky format nuk ka nivel më të ulët se ai në parlament. Pra aty janë vip-at por niveli nuk është ndonjë diferencë e madhe nga debati politik.



