Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

Berlini zgjedh gruan e parë në krye të Bashkisë

Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e Familjes, është gruaja e parë që merr postin e kryebashkiakes së Berlinit.

Giffey u betua të martën para parlamentit të Berlinit, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve.

Vendimi e bën udhëheqësen rajonale të Socialdemokratëve (SPD) në Berlin, kryetaren e parë grua të qytetit. Kryetari i senatit, Dennis Buchner, tha se 84 deputetë kishin votuar pro Giffey, ndërsa 52 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Giffey shërbeu si ministre e Familjes deri në dorëheqjen e saj në maj të këtij viti.

Tashmë ajo kryeson qeverinë e landit të kryeqytetit gjerman, e cila përbëhet nga një koalicion mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë së Majtë, koalicion që së bashku ka 92 deputetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy