“U detyrohem meshkujve për gjithçka. Do të duhej t’u shtroja një tapet të kuq. Më kanë dashur vërtet”. Kështu shprehet Monica Belluci për revistën “GQ”, versioni italian, për të cilin ka pozuar nudo.
52-vjeçarja nuk ka komplekse as për moshën dhe as për trupin e saj.
“Kemi frikë nga trupi njerëzor, kemi frikë nga vetja. Por mua lakuriqësia më ka pëlqyer gjithnjë. Trupi im? Është ai i një gruaje të rritur, një gruaje që është pjekur si dardhët”, thotë ajo.
Aktorja e madhe italiane thotë se në moshë të rritur nuk kërkon më thjesht seksin.
“Mendoj se në moshën 52-vjeçare seksualiteti ndryshon, merr një drejtim tjetër. Kur je e re, ke impulse që vijnë dhe shkojnë. Të duket se ke nevojë gjithnjë për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellin me vete diçka më të thellë se kaq”, thotë ajo.
Belluci nuk ngurron të flaës për marrëdhëniet e saj me meshkujt.
“Kam qenë e lidhur gjithnjë. Që në moshën 14 vjeçe kam kaluar nga një burrë te tjetri, rrallë kam qenë vetëm. Por lidhjet e gjata të bëjnë të kuptosh se kush je”, thotë aktorja.



