Sula: Bashës duhet t’i mbyllen hapësirat për një kandidim të shpejtë, hija e Berishës në PD, ka qenë e rëndë

Sula: Bashës duhet t’i mbyllen hapësirat për një kandidim të shpejtë, hija e Berishës në PD, ka qenë e rëndë

Deputeti demokrat Dashnor Sula, thotë se i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës pas 6 marsit pasi i qëndron idesë se duhet një analizë e thellë brenda partisë.

Ai tha për emisionin “Arnautistan” se pavarësisht se kishte filluar të jepte idenë se do bënte një hap pas, largimi i Lulzim Bashës, ishte i domosdoshëm.

Sipas tij, Lulzim Basha nuk duhet të largohej dhe të rrinte në detyrë sa të mbaronte procesi i zgjedhjeve dhe pastaj të ikte.

Duhet t’i mbyllen të gjitha hapësirat që zoti Basha të ketë mundësinë e një kandidimi të shpejtë. Lufta ka prodhuar një produkt që ka një shumicë në PD. Por për mua nuk ka shumë rëndësi bashkimi këtu lart, krahasuar me bashkimin poshtë. Realisht ka berishistë në PD, por dhe që nuk e pëlqejnë Berishën, edhe pse është pakicë, pasi kjo u vërtetua në 6 mars.

Lidhur me mendimin e tij për Sali Berishën, Sula shton se e ka simpatinë për të qysh nga 8 dhjetori dhe se në vitin 2005, ishte Berisha që e kandidoi në Peqin.

Deputeti demokrat deklaron se bashkë me sukseset e veta Berisha ka edhe dritëhijet e veta, dhe shprehet se do e gjykojë që nga viti 2013 dhe pas.

Suksese padiskutim ka pasur, por edhe dështime. Mbas 2013 kam shpresuar se do kishte një qasje më të mirë me zotin Basha, se hija e zotit Berisha në PD ka qenë një hije e rëndë, edhe sikur mos të ketë patur rol në vendimmarrje. Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrje në zgjedhje, kam turp ta them, është si të lësh fushën e futbollit bosh dhe fitorja merret në tavolinë. Në 21 prill të 2008, jam një nga 5 deputetët që ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese, sepse kisha bindjen se sistemi më i mirë ishte ai që ishte se deputetët e listës, janë deputetët e kryetarit të partisë. Ndërsa mandati që kam përjetuar unë 2005-2009, do e mbaj mend gjatë. Mbas 2009 ka rënë cilësia e figurave që janë në parlament.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy