Rishikimi i taksës së pronës/ Pilku: Standard i trefishtë. Jemi vendi me akumulimin më të ulët të taksës në rajon (VIDEO)

Rishikimi i taksës së pronës/ Pilku: Standard i trefishtë. Jemi vendi me akumulimin më të ulët të taksës në rajon (VIDEO)

Qeveria së fundmi ka bërë të ditur se ka nisur procesin e konsultimit për të rishikuar tatimin në pronë. Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se ende nuk është paraqitur një draft për taksën e pasurisë, por kanë një produkt të hartuar. Lidhur me këtë fakt, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, e vlerëson taksën e pronës, më tre standarde dhe se Shqipëria është vendi me akumulimin më të ulët në rajon. "Lidhur me taksen e pronës, jemi vendi me akumulimin më të ulët në rajon 0.3% të të ardhurave në GJDP, ndërkohë që mesatarja e rajonit është 0.7%. por ajo që unë shikoj këtu shoh se standardi i përdorur është një standard i trefishtë, që d.m.th., ne kemi një taksë prone që parashikohet të vendoset në bazë të vlerës së tregut, ndërkohë që kemi tatim mbi shitblerjen e pronës që bëhet mbi bazë të vlerës së referencës e cila sot në Tiranë ne kemi apartamenti që shiten deri ne 4 mijë € metër katror, dhe kemi një referencë te vitit 2018 e cila nuk është përditësuar ende. Pastaj e treta që është kompensimi i pronave, ne vazhdojmë që pronarët të mos ti kompensojmë me vlerën e tregut, as me vlerën e referuar të pronës, vazhdojmë ti kompensojmë me një vlerë e cila është e 1968. Pra unë këtu shoh tre standarde. Sipas Pilkut, se pari duhet të unifikohet algoritmi i taksës dhe të ketë bashkëpunim me ekspertët e fushës për modifikimin e ligjit përkatës. "Po bëjmë një gjë të mirë, pse të mos unifikohet algoritmi i kësaj takse, i këtij tatimi, i këtij kompensimi dhe pastaj të mendohet për fazën e dytë se kush do të jetë programi përkatës në mënyrë që të arrijmë pastaj kadastra fiskale. Kjo është ajo që unë mendoj se duhet parë me një sy më pozitiv dhe duhet marrë një opinion me i mirë dhe më gjithëpërfshirës kryesisht të profesionistëve të fushës, në mënyrë që mendimet më të mirë të insentohen në një ligj si për qytetarit ashtu edhe për buxhetin e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy