
Ajo ishte shpallur e vdekur dhe ishte duke u përcjellë për në banesën e fundit kur i befasoi të gjithë. Teksa po trajtohej për kancerin e mëlçisë, një grua tajlandeze 49-vjeçare i habiti të gjithë duke u zgjuar pak çaste para funeralit të saj. Ndërsa kushtet shëndetësore të gruas, Chataporn Sriphona, u përkeqësuan, familja e saj u kërkoi punonjësve të shëndetësisë që ta merrnin në shtëpi, sipas faqes së lajmeve Khao Sod. Mjekët, duke verifikuar mungesën e frymëmarrjes, e deklaruan të vdekur, duke paralajmëruar nënën e moshuar për vdekjen e saj. Rrugës për në tempullin Wat Sri Phadung Pattana, ku trupi supozohej të mbahej një natë para djegies, Chataporn u zgjuar papritmas. Por pavarësisht kësaj, aktualisht gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.



