
Bukuritë e rralla të faunës së Kosovës u prezantuan mbrëmë në ekspozitën e “Wildlife Albanian Photographers”, të çelur në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.
Përmes 30 fotografive të paraqitura në këtë ekspozitë u prezantuan bukuritë e rralla të faunës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare të realizuara nga fotografë shqiptarë. Po ashtu këto fotografi kanë për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trevat shqiptare përmes fotografisë.
Ekspozita e parë e llojit të tillë në Tiranë e organizuar nga Ambasada, Ministria e Kulturës dhe Wildlife Albanian photographers ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e faunës në trojet Shqiptare.
Në këtë ekspozitë u paraqitën specie që janë të rrezikuara disa prej tyre për zhdukje dhe ka nga ato foto që janë shkrepur për herë të parë në Kosovë.
“Ekspozita e jetës së egër shqiptare” do të vazhdojnë të organizohen nga Ambasadat e Kosovës nëpër botë, ajo e radhës do të jetë në Londër në shtator të këtij viti.



