
Zjarret në pallatet e Tiranës kanë shënuar një shtim të ndjeshëm javët e fundit, me 2-3 raste në ditë.
Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikësve në Tiranë, Goxhaj, në një intervistë për “MCN Live” për gazetarin Besmir Pula, ka shpjeguar shkaqet kryesore që çojnë në këto incidente.
Sipas tij, dy janë shkaktarët kryesorë të zjarreve në këtë periudhë: energjia elektrike dhe gazi i lëngshëm.
Ai thekson se shpesh ndodhin raste të zjarreve për shkak të elektroshtepiakeve që lihen në priza, duke krijuar rreziqe për zjarr në banesa.
Dy janë shkaktarët kryesor të zjarreve në këto momente, energjia elektrik dhe gazi i lëngshëm, gjithashtu ka edhe raste më të rralla kur kemi të bëjmë më papërgjegjësinë e qytetarëve.
Me këtë rast kemi të bëjmë më elektroshtepiaket që i harrojnë nëpër priza, dhe hapin probleme me zjarrin nëpër banesa.
Goxhaj po ashtu ka nënvizuar se në rastet ku bizneset nuk respektojnë masat e mbrojtjes nga zjarri, ato do të gjobiten.
Sa i përket zjarrit nga energjia elektrike, shpesh shkaktar janë kasetat elektrike kolektive të pallateve, siç ishte rasti i banesës te Komuna e Parisit, që nuk ishte i njëjte me rastin e parë, ku pikërisht shakatari ishte kasetat e një biznesi tjetër.
Në të dy këto raste, Shërbimi i Zjarrfikësve ka ndjekur hetimet, ka përcaktuar shkaqet dhe do te penalizohen bizneset. Ata penalizohen me gjobë dhe nëse nuk përmirësojnë masat e mbrojtjes nga zjarri, do të kalojnë në bllokim dhe në hetim. Gjoba maksimumi është 200 mijë lek të reja.
Kreu i Zjarrfikësve nënvizon gjithashtu se, kur zjarrin e merr përmasë më të mëdha, qytetarët duhet të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë Shërbimin e Zjarrfikësve.
Poashtu ata mund të përdorin në emergjencë fikësit e zjarrit me pluhur, sepse nuk paraqesin rrezikshmëri për qytetarin.
Qytetarët duhet të reagojnë kundër vatrave të zjarrit, Kur ato merr përmasa ata duhet të evakuohen, të lajmërojnë shërbimet e zjarrfikësve.
Ndërsa, nëse zjarri është në momentet e para, kur një kasete elektrike ose pajisje elektrik, digjet, drejtuesit e këtyre bizneseve duhet të reagojnë më fikset dore që janë me pluhur, sepse duke përdor fikset me pluhur, nuk paraqet problem për qytetarin, ndërsa për pajisjet e tjera të mbrojtës nga zjarri, siç, janë hidratet dhe ato fikset me shkume, qytetarët nuk duhet ti përdorin sepse kanë pasoja për ta.
Pra, nëse kanë një fikse pluhuri, munda ta përdorin ne çdo pajisje elektrike te djegur.



