I dyshuari për vrasjen e Ivanoviçit zgjidhet president i federatës paralele serbe të futbollit (VIDEO)

I dyshuari për vrasjen e Ivanoviçit zgjidhet president i federatës paralele serbe të futbollit (VIDEO)

Një i kërkuar nga policia, me dyshimin për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, është zgjedhur të hënën në krye të të ashtuquajturës Federata e Futbollit për Kosovën dhe Metohinë, një institucion paralel i kontrolluar nga Beogradi që vepron ilegalisht në Kosovë.

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në një postim në Tuiter e quan këtë një akt skandaloz në shkelje të rregullores së UEFA-s.

“Federata serbe e Futbollit organizon zgjedhje të paligjshme në “Shoqatën e Fotbollit për Kosovën dhe Metohinë” dhe zgjedh një të dyshuar për vrasje si “president”, në shkelje flagrante të rregullave të UEFA-s. Ky është një provokim i hapur për Federatën e Futbollit në Kosovë, anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruan Selimi.

Milan Radoiçiç, serb i Kosovës, u zgjodh president i kësaj federate të hënën. Radoiçiç kërkohet nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e udhëheqësit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në janar 2018. Radoiçiç, i cili është gjithashtu nënkryetar i Listës Serbe, një subjekt politik që përfaqëson serbët në Kosovë, nën kontrollin e Beogradit, aktualisht po fshihet në Serbi. Javën e kaluar, ai është parë teksa ndiqte një takim ku ishte i pranishëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se do të paraqesë një ankesë zyrtare me UEFA dhe FIFA kundër këtij veprimi.

Serbët e Kosovës vazhdojnë të sfidojnë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), pothuajse tre vjet pas anëtarësimit të saj në UEFA dhe FIFA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy