Donald Lu kritikon hapur Edi Ramën: Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim

Donald Lu kritikon hapur Edi Ramën: Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim

Ambasadori amerikan në Shqipëri ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hedhjen e mundësisë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës nëse të dyja vendet ndihen të refuzuara nga Bashkimi Europian.

“Qeveria Amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim. Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet,” tha Lu për BIRN.

Në një intervistë për Politico në Europë të publikuar më 18 prill, Rama tha se nëse dyert e Europës mbylleshin për Ballkanin Perëndimor, do të shfaqeshin bashkime më të vogla, si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Rama këmbënguli se kjo nuk ishte ajo që ai dëshironte, por shtoi se nëse BE-­ja dështonte të integronte Ballkanin, gjithçka mund të ndodhë.

“E vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë frymë paqësore dhe bashkëpunuese… është të mbahet e hapur rruga e BE­së… Askush nuk do të donte të kthehej nga vetja dhe të kërkonte për bashkime më të vogla, të gjithë do të pëlqenin të bashkoheshin në unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, perspektivë, hapësirë, atëherë sigurisht unione të vogla mund të ndodhin,” tha Rama. 

Më 19 prill deklarata e Ramës u pasua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shprehu zemërim mbi atë që e quajti “mungesë të vizionit të BE­-së ndaj rajonit”.

“E kam thënë edhe në vitin 2013 dhe e përsëris tani: nëse BE­ja i mbyll dyert Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në të njëjtën hapësirë, që më vonë të integrohen në familjen europiane,” tha Thaçi.

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit kanë zemëruar disa në Serbi, ku politikanët i dënuan ato si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Serbia ende pretendon se Kosova është pjesë e territorit të saj. Ishprovinca shpalli pavarësinë në 2008. Shumica e vendeve të BE­së e kanë njohur këtë, por Serbia, Rusia, Kina dhe disa vende të tjera nuk e kanë përqafuar ende pavarësinë e vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy