Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Patos.
Ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e qytetit, rreth orës 12:20.
Sipas policisë, Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur një tjetër, i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Viktimat janë Elvis Kapaj, 22 vjeç, banues në Kashisht dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Kuqa.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është vënë menjëherë në pranga, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



