Kandidatja për deputete e PDIU-së Mesila Doda ka komentuar sërish rezultatet e sondazhit. Ndërsa ishte në një takim me elektoratin në njësinë nr 4 Doda tha se ka disa që tremben nga rritja e shpejtë e PDIU-së. Sakaq Doda tha se në parlamentin e ardhshëm PDIU do të kërkoj që qytetarët në nevojë të trajtohen denjësisht me ndihmë sociale. Ndërsa tha se në Shqipëri reformat bëhen për tu marrë lek qytetarëve dhe jo për tu dhënë.



