
Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi në MCN Economu deklaroi se sa i përket furnizmit me uji të pijshëm ne na mungon një strategji e mirëfilltë në plan kombëtar.
Ai tha se një tjetër elementë janë dhe pagesat, ku sipas tij ujësjellësit kanë kanë probleme me pagesën e energjisë elektrike.
Besoj se sistemi i kanalizimeve ka të njëjtat simptoma si ai energjetik. S’kemi strategji të mirëfilltë dhe harrojmë se zhvillimi do parë në planin ekonomik, infrastrukturës pra besoj se problemi i parë ka të bëjë me strategjinë. Së dyti kemi të bëjmë me pjesën e mënaxhimit ndërsa së treti ëhstë elementi i pagesa dhe së katërti me ekonominë e shkallës sh.a ujësjellësat nga ana tjetër duhet kuptuar se ky është një mall që duhet blerë dhe shitur, uji është një drejtë universale që duhet ta përfitojë çdokush si qytetari më i largët dhe ai që ska mundësi ta paguajë. Problemi është se ujësjellësat tanë gjithmonë kanë pasur probleme me pagesën e energjisë elektrike, së dyti kanë faturime të pakta në raport me atë që harxhojnë dhe së treti
Më tej ai theksoi se kur ne bëmë një reformë territoriale harruam se jo çdo gjë funksionon në bazë të territorit duke theksuar se gjtihmonë duhet të ketë një gërshetim të modelit publik privat.
Ka modele të ndryshme besoj se çdo rast duhet të kemi një gërshetim publik privat sepse koncepti është i tillë se në çdo rast fatura që paguajmë për ujin duhet të jetë më i ulët se kostoja. Problem tjetër qw kemi është se janë investuar 900 mln euro por sa ka ndikuar kjo për të përmirësuar rrjetin, kjo është e vështirë për ta thënë. Sektori duhet të subvencionohet.
I pyetur se si falimenton një kompani shtetërore, Lazimi tha se për aq kohë sa është biznes dhe ka shpenzime dhe s’ka të ardhura të mjaftueshme pra kemi fryrje të stafit etj etj të gjitha këto rritin shpenzimet dhe të ardhurat të jenë aty ku janë.
Duhet parë e gjithë strategjia, duhet parë kapaciteti financiar i atyre që shpenzojnë ujin. Uji është më sensitiv se energjia sepse në çdo rast është mall dhe nga ana tjetër dhe një e drejtë. Mbetet e nevojshme një reformë e konsolidimit të ujësjellësve. Duhet të bëhet një diagnozë e plotë e situatës ku së pari duhen parë asetet që kemi, së dyti duhet parë infrastruktura dhe së treti ka të bëjë me modelin e menaxhimit dhe pa bërë njërën pa bërë tjetrën është e parëndësishme dhe se katërti sh.a janë një nga burimet kryesore të influencës politike dhe nuk besoj se një nga këto influenca do sillte sistemin e tregut. Një tjetër problem është te qeveria në tërësi sepse ne nuk kemi statistika. Cilat zona kanë nevojë për infrastrukturë, cilat zona s’kanë nevojë të jenë më vete dhe a ka interes qeveria të investojë.



