Kryebashkiakja e Madridit jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve ku shfaqet duke vjedhur (VIDEO)

Kryebashkiakja e Madridit jep dorëheqjen pas publikimit të pamjeve ku shfaqet duke vjedhur (VIDEO)

Kryebashkiakja e Madridit në Spanjë ka dhënë dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket.

Këto akuza ndaj saj vijnë vetëm disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar.

Cristina Cifuentes 53 vjeçe, dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro. Cifuentes i komentoi këto si sulme personale, ndërsa video është filmuar në 2011, dhe 53-vjeçarja mban artikuj në dorë gjatë një kontrolli nga siguria e marketit.

Ajo është një figurë e njohur në Spanjë, dhe prej kohësh ishte nën presion nga kundërshtarët politik për t'u dorëhequr, për shkak të diplomës false.

Në konferencën për shtyp ajo tha se kishte ndërmend të jepte dorëheqjen javën e ardhshme, por e bëri më shpejt një gjë të tillë, për shkak të videos së nxjerrë së fundmi.

Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara.

Dorëheqja e saj është një goditje për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.

Skandali që përfshin Cifuentes ka goditur gjithashtu Universitetin e Mbretit Juan Carlos, nga i cili ajo mori diplomën e falsifikuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy