Kocaqi: Shteti grek, armiku më i madh i Kishës Ortodokse

Kocaqi: Shteti grek, armiku më i madh i Kishës Ortodokse

Eleni Kocaqi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ajo tha se shteti grek ndikon përmes Kishës dhe e quajti armikun më të madh të kishës, teksa theksoi se kur feja përdoret politikisht është e rrezikshme.

Sipas saj Pra Kisha Ortodokse ka humbur me shtetin grek dhe politika e ka në program ta mbajë të shtypur dhe nën kontroll.

Ministria e Jashtme, program pas luftës së dytë botërore, është që ne nuk e bëjmë dot Perandorinë Bizntine me luftë dhe tani këta kanë politike të jashtme, që nëpërmjet kulturës dhe fesë të asimilojnë sa të munden. E shoh ndërhyrjen e Greqisë me fenë, si zgjatim të politikës ruse për Perandori Ortodokse Bizantine që mbreti të ishte rus. Këtë do ta ndjekë Greqia.

Nuk dua t'i hyj nga pikëpamja fetare, por nga pikëpamja politike, feja duhet të ndahet nga shteti dhe politika. Historikisht, feja është përdorur, idologjitë janë mjete që përpunon masat e njerëzve. Kur feja përdoret politikisht është e rrezikshme. Edhe ceremonia që bën Greqia këtu është politike, sesa një respekt.

Ne shqiptarët jemi zemërgjerë, le ta varrosin këtu, por mënyra se si Greqia e ka mbështetur ka dashur të mbajë kontrollin e Kishës patjetër është politike. Nuk ka Kisha Ortodokse armik më të madh se shteti grek. Ka qenë shtet brenda shtetit edhe gjatë perandorisë Osmane.

Pra Kisha Ortodokse ka humbur me shtetin grek dhe politika e ka në program ta mbajë të shtypur dhe nën kontroll. Prandaj në Shqipëri duhet të jetë larg influencave të politikës greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy