18-vjeçari i verbër që nga lindja i pasionuar pas pianos dhe letërsisë: Synoj studimet për drejtësi

18-vjeçari i verbër që nga lindja i pasionuar pas pianos dhe letërsisë: Synoj studimet për drejtësi

Pianisti 18-vjeçar Frenki Sulaj është një adoleshent i verbër që në lindje, i cili është mjaft i talentuar në piano dhe poezi.

Nga studio e emisionit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se synimi i tij është të bëjë diçka në fushën e drejtësisë.

Nuk jam ndjerë asnjëherë inferior, por ka qenë vullneti im dhe i prindërve të mi që të mos mbetem pas. Unë jam maturant, studioj te gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Ndjek dhe një kurs për frëngjisht. Unë shkruaj dhe interpretoj poezi.

 Jam i pasionuar pas letërsisë romantike që fokusohet tek ndjenjat dhe natyra. Pianon e kam si hobi dhe e praktikoj kur kam kohë. Ka qenë një dëshirë që ta dija luajtjen e këtij instrumenti. Plus që mësuesja që ma mësoi Sofi Kolgjini është një legjendë. 

Ka shumë njerëz që kontribuojnë në audio-librari. Lexoj me sistemin “Braille”. Por sado vullnet të kesh ke vështirësi, ne kemi çdo mundësi për të bërë libra me sistemin “Braille”. Unë mbaj shënime në klasë, plus që kam dhe ministre ndihmëse. 

Është një lloj pajisje me të cilën shkruaj me këtë sistem, është diçka mekanike, duhet të shtypësh fletën që të dalin pikat. Uroj që të bëhet diçka, po përfundoj dhe do futem në universitet. Por uroj që të bëhet diçka për ata që do vijnë pas meje.

Pianon dhe poezinë i kam pasion, por më tej do fokusohem në punën e drejtësisë dhe mendoj se mund të bëj diçka në këtë drejtim. 

Sa i përket shoqërimit kam nevojë, por për të tjerat jam përshtatur. 

Mendoj se çdo rrugë dhe lagje nuk është e përshtatshme për të ecur ne vetë. Nga bashkëmoshatarët nuk gjykohem, por nga më të rriturit po, ka paragjykime. 

Kam një sistem si i njoh njerëzit, iu jap 100 pikë kur i takoj dhe më pas bëj klasifikimin. 

Nëna ime nuk ka thënë kurrë jo dhe është shumë e sigurt në atë që bëj. Ndërsa babai është kudo me mua, më shoqëron kudo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy