Territori italian pjesë  e Zvicrës i kalon sërish Italisë

Territori italian pjesë e Zvicrës i kalon sërish Italisë

“Campione d'Italia”, një enklavë e vogël italiane e vendosur në Zvicër iu kthye Romës dhe bashkimit doganor të BE-së më 1 janar, duke ngjallur frikë midis banorëve të mësuar me statusin e veçantë të enklavës.

Pronësia e enklavës, e vendosur në brigjet e Liqenit të Luganos në kantonin zviceran të Ticino rreth 20 kilometra larg Italisë, ka qenë një “ping-pong” i zgjatur mes dy vendeve të paktën që nga shekulli VII, kur harta e Evropës mori formë.

Pas bashkimit të Italisë në vitin 1861, të dyja vendet shkëmbyen tokë dhe Campione siç njihejj atëherë, fitoi statusin e saj unik si një territor italian në bashkimin doganor të Zvicrës.

Kjo do të thoshte që megjithëse afro 2 000 banorë paguanin taksat e tyre në Itali, shumica e shërbimeve publike kryheshin nga nëpunësit zviceranë. Plehrat e tyre mblidhen nga një kompani zvicerane, telefoni furnizohet nga “Swisscom”, makinat e tyre kanë targa zvicerane dhe shtiblerjet kryesisht bëhen në franga zvicerane.

Ata janë të përjashtuar nga TVSH-ja dhe për shkak se kostoja e jetës është më e lartë në Zvicër. Campione u bë një nga vetëm katër qytetet italiane që iu dha licenca e kazinosë.

Roma kërkoi në vitin 2016 që enklava të futet në territorin e saj doganor dhe BE-ja pranoi vitin 2020 si datë të transferimit. Banorët e kundërshtuan këtë veprim, duke paraqitur një peticion  në BE për mbështetje të "statusit të vazhdueshëm të enklavës" si territor zviceran ".

Që atëherë, kazinoja, mbi të cilën ishte mbështetur shumica e ekonomisë lokale, falimentoi dhe të dyja palët hynë në negociata. Një marrëveshje është arritur në 20 dhjetor 2019.

Sipas kushteve të marrëveshjes, banorët tani duhet të paguajnë TVSH-në, në përputhje me taksën e konsumit zviceran prej 7,7% - shumë më e ulët se niveli 22% i Italisë. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy