Ja pse shkaktohen rrudhat

Ja pse shkaktohen rrudhat

Rrudhat janë një pjesë e pashmangshme kur kalon një moshë të caktuar. Por, përveç kësaj ato mund të formohen edhe si shkak i pakujdesive që keni në jetën e përditshme

Pirja e duhanit: sipas dermatologëve, duhani është një nga shkaktarët kryesorë të formimit të rrudhave.

Dieta ushqimore: nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme, dieta ushqimore luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për parandalimin e rrudhave.

Alkooli: alkooli bën që lëkura të humbasë elasticitetin dhe të fillojë të rrudhoset si shkak i dehidratimit. Alkooli ndikon në dehidratimin e trupit.

Mos heqja e make-upit: është shumë e rëndësishme të hiqni make-upin kur flini gjumë. Make upi nuk lejon ajrosjen e lëkurës dhe për pasojë ndikon në shfaqjen e rrudhave.

Lyerja në mënyrën e gabuar: asnjëherë nuk duhet të lyeni sytë në drejtim të kundërt. Ky veprim mund të shkaktojë rrudhosjen e lëkurës.

Menjanimi i kremit të diellit: rrezet e diellit janë shkaktari numër 1 i shfaqjes së rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Zgjidhni një krem dielli me spf mbrojtës si në dimër ashtu edhe në verë.

Gjumi: është një nga rutinat më të rëndësishme për qetësimin e trupit dhe organizmit. Gjumë i mirë do të thotë edhe lëkurë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy