Plane për fundjavën? Sot rikthehen reshjet e shiut, ja si do jenë temperaturat

Plane për fundjavën? Sot rikthehen reshjet e shiut, ja si do jenë temperaturat

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojnë gjatë gjithë ditës duke gjenerua herë pas here dhe shira, të cilët në veri dhe zonat qëndrore marrin formë shtrëngatash.

Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike, duke bërë që orët e natës të jenë pa reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore dhe Rajoni i Mesdheut vijojnë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here marin formën e ministuhive.

Në të njëjtat kushte atmosferike ndodhet dhe pjesërisht Verilindja e Europës. Ndërsa moti i kthjellët dominon Gadishullin Iberik, Europën Qëndrore, si dhe Veriun e Kontinetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy