Vijon ping-pongu i thirrjeve për votimin e reformës në Drejtësi. Pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama, paraditen e së mërkurës ka qenë kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili i ka bërë një tjetër thirrje kryeministrit Rama për të miratuar reformën në drejtësi, por miratimi të bëhet siç janë rakorduar.
Basha I kërkoi Ramës që mos bëjë presion ndaj Gjykatës së Apelit dhe Prokurorisë në lidhje me skandalin e përgjimeve.



