
Çështja e Zani Çaushi, të njohur si i forti i Vlorës, është rikthyer sot në Gjykatën e Korçës. Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut, por sipas burimeve kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.
Burime për MCN TV bëjnë me dije se Zani Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht, ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari qe ka pushuar çështjen.
Në datën 25 mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.
Zani Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, është i dënuar me burgim përjetë pas arrestimit në 1999-n për vrasje, grabitje, armëmbajtjeje pa leje dhe përdhunim. Banda e Çoles ishte një më famëkeqe gjatë viteve ‘97-’99, e cila drejtohej nga Zani Çaushi.



