Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja mund ta marrë nën kontroll" Gazën. Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, dje në mbrëmje.
Ai thotë se palestinezët mund të zhvendosen larg Gazës, "në zonat ku udhëheqësit aktualisht thonë jo".
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë idenë e zhvendosjes së palestinezëve. Trump vë në dukje se SHBA-të mund ta rizhvillojnë ekonomikisht territorin palestinez në rivierën e Lindjes së Mesme. Netanjahu u shpreh se plani i Trump-it është një ide që ia vlen t’i kushtohet vëmendje.
“Nëse marrëveshjet e zhvendosjes do të jenë vërtet të mira, palestinezët nuk do dëshirojnë të rikthehen”, pohoi Trump.
Pak kohë më parë udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë e hodhën poshtë kategorikisht idenë e zhvendosjes së palestinezëve, duke theksuar se kjo “mund të kërcënojë stabilitetin e rajonit, të rrezikojë zgjerimin e konfliktit dhe të minojë perspektivat për paqe dhe bashkëjetesë midis popujve të tij".



