
Kastriot Frashëri, avokat dhe njëherazi drejtuesi i Institutit për Çështje Kombëtare tha në studion e MCN Live se samiti dy ditor i Diasporës i mbajtur në Tiranë ishte i paplotë për vetë faktin se mungonte opozita në këto tryeza.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Frashëri tha se dekorimet e dhëna ishin qoka të radhës të qeverisë.
Jo nuk e shoh gabim, por më duket si një show. Është një show se vlera është që njerëzit të afrohen, të njihen. Do ishte mirë sa i përket pjesëmarrjes të ishin lidershipet e komuniteteve ndërkombëtare në botë se ata janë njerëzit që mund të japin mesazhe, mund të ndërtojnë organet e tyre të komunikimit. Përderisa këto nuk janë evidentuar në asnjë samit, duhet të themi një gjë. I kam parë të 3 samitet dhe duket sikur një pjesë e madhe ka të bëjë me anëtarësinë politike të një partie në pushtet. Nëse këtu vijnë degët e një partie politike që funksionojnë në një vend të caktuar nuk e bën efektiv këtë samit. Më ra në sy, mungesa e opozitës. Opozita është opozitë, populli e ka bërë zgjedhjen e vet. Nuk pashë ndonjë nga liderët e opozitës shqiptare. Është i paplotë. Diaspora është unike, lidhja është me Shqipërinë nuk është me një parti të pushteti. Kjo e cenon dhe e bën të kritikueshme.
Dekorimi "Shqiponja e artë" mu duk si qoka e radhës e qeverisë. Unë isha në atë ceremoni, kjo u dha në ditën e Arbëreshëve dhe iu dha një çmim “Shqiponja e artë’” vetëm një arbëreshi. Iu dha njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje, nuk përfaqësojnë asgjë. Silvinjo, mund të marrë çdo lloj çmimi, mund të marrë nënshtetësinë po s’ka asnjë lidhje me ditën e Arbëreshëve. E njëjta gjë dhe me kryeministrin e Malit të Zi.
Këta e bëjnë për qëllime politike.
I ndalur tek vota e Diaporës, Frashëri tha se duhet të vendoset një kriter në ligj që njerëzit që kanë 4 vite që nuk jetojnë në Shqipëri të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve.
Këtu këta tallen me Diasporën. Mënyra si i kanë mbërthyer elementët e komuniteteve shqiptare me një çështje që për mua është e parëndësishme fare. Pashë që drejtuesit e komuniteteve shqiptare sidomos në Greqi, Itali dhe Francë dhe disa vende të tjera të BE-së që kanë nga 20-30 vjet që janë larguar nga Shqipëria, atyre dikush ia ka ngritur mendjen dhe të parën gjë që ata kërkonin ishte e drejta e votës. E quaj një tallje të madhe këtë.
Gjithçka që i përket kësaj çështjeje e shoh si teatër, për mënyrën si shfaqet është komedi, groteske. Nuk ka një bazë ligjore. Këta shtetas kanë 30 vjet që kanë ikur nga Shqipëria, bëjnë jetë sociale në një vend tjetër, kanë marrë lejet e qëndrimit, kanë marë nënshtetësinë. U irritova që këta në vend që të kërkojnë nga shteti shqiptar mbrojtje më të madhe në vendin ku jetojnë, i harrojnë këto gjëra ose janë manipuluar nga ata që janë ftuar dhe kërkonin vetëm të drejtën për të votuar.
Nuk mund të vijë të votojë një njeri, edhe pse janë shtetas shqiptarë, nuk janë çregjistruar se asnjë shtet nuk ka interes t'i çregjistrojë, por e drejta votës ka një bazë dhe është karta e rezidentit, vendi ku ke jetë sociale.
Kur nuk jeton në Republikën e Shqipërisë prej 20 vitesh, unë shtetësinë nuk ta heq dot, të drejtën e votës e ke të garantuar, por kjo klasë politike që vazhdon ta çojë vendin drejt një anarkie të përgjithshme, rregullohet thjesht siç është në të gjitha vendet e botës. Nëse je larguar nga Shqipëria për 4-5 vite dhe jeton në një vend tjetër sepse ke marrë lejen e qëndrimt atëherë unë ty të çregjistroj nga lista e zgjedhësve. Mjafton një kriter, 4 vjet dhe këta i çregjistron sistemi automatikisht. Nuk thashë t'i hiqet shtetësia.
E drejta e votës bie automatikisht kur ti humb lidhjen e qëndrueshme me vendin ku je. Nuk të regjistroj, nuk të heq nënshtetësinë. Kjo komedi duhet të marrë fund.
Po të më pyesnim mua do jepja këtë zgjidhje: Të paktën 4 vjet aq sa është një mandat, zgjedhjet zhvillohen 1 herë në 4 vjet. Do vija këtë kriter nëse je larguar nga territori i Shqipërisë dhe nuk ke jetë sociale, atëherë automatikisht ti çregjistrohesh.



