Bosi i vaksinës paguan çdo javë 70.000 dollarë vetëm për një gjë!

Bosi i vaksinës paguan çdo javë 70.000 dollarë vetëm për një gjë!

Shefi i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë ra dakord të merrte me qira një pronë në Mayfair për rreth 69,000 dollarë në javë, një rekord për lagjen e njohur të Londrës.

Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv në Institutin Serum të Indisë Ltd., po merr me qira shtëpinë në një nga rrugët më të mira të zonës nga miliarderja polake, Dominika Kulczyk.


Miliarderja Dominika Kulczyk

Rezidenca është një nga më të mëdha në lagje dhe ka përmasa rreth 2,322 metra katrorë, ekuivalenti i rreth 24 shtëpive mesatare angleze. Prona vjen gjithashtu me një shtëpi pritjeje fqinje dhe përfshinë një nga "kopshtet sekrete" të Mayfair, të cilat janë të arritshme vetëm për rezidentët.

Marrëveshja konfidenciale do të jetë një nxitje për tregun e shtëpive luksoze në qendër të Londrës, i cili është goditur nga një kombinim i Brexit dhe pandemisë. Qiratë kanë rënë me 9.2% në pesë vitet e fundit.

Ka pasur një "rritje masive" të kërkesës për personel nga klientë të pasur që marrin me qira prona në Londër dhe fshatin anglez, sepse dëshirojnë një shtëpi me një kopsht më të madh.

Poonawalla, i cili aktualisht po drejton prodhimin e miliona dozave të vaksinës Covid-19 të AstraZeneca Plc, ka kohë që ka lidhje me Britaninë e Madhe dhe ka studiuar në Universitetin e Ëestminsterit të Londrës. Biznesmeni më parë dështoi në një përpjekje për të blerë Hotel Grosvenor në Mayfair dhe për ta kthyer një pjesë të tij në një shtëpi.

Britania është "padyshim një vend ku unë do të doja një shtëpi të dytë", tha ai në një intervistë në 2016-n.

Poonawalla është pjesë e një prej familjeve më të pasura në botë, e cila ka një pasuri prej 15 miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e saj rrjedh nga prodhimi i vaksinave.

Burimi: Bloomberg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy