KQZ dhe OSBE inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit

KQZ dhe OSBE inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, më 4 Shkurt 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizuan një seri aktivitetesh përqendruar rreth votuesve të rinj, me qëllim për të rritur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Prezenca e OSBE dhe KQZ-ja ftuan të rinj nga i gjithë vendi për të krijuar video dhe slogane për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit. Me këtë rast u shpërblyen katër fituesit e konkursit, në një ceremoni të organizuar nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi dhe Shefi i Prezencës Vincenzo Del Monaco.

“Përfshirja e të rinjve përmes konkursit për videon, grafikën dhe sloganin më të mirë për zgjedhjet në celebrimet e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ishte një rast i mirë për të përcjellë mesazhe për angazhimin e të rinjve në procesin zgjedhor dhe të marrin pjesë në votime”, tha Komisioneri Celibashi gjatë vlerësimit të të rinjve që morën pjesë në konkurs.

“Angazhimi i të rinjve në proceset demokratike është një përbërës i rëndësishëm i punës së Prezencës së OSBE-së. Të rinjtë duhet të shkojnë të votojnë Ditën e Zgjedhjeve, të bëhen pjesë e procesit. Ju keni një rol të fortë në të ardhmen e vendit, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, tha ambasadori Del Monaco gjatë bisedës me të rinjtë

Celibashi dhe Del Monaco shfrytëzuan rastin për të nxitur të gjithë votuesit të kontrollojnë emrat e tyre në listat e votuesve dhe të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të qenë në gjendje të votojnë në 25 Prill.

Prezenca e OSBE i dhuroi poashtu KQZ-së, 700 kopje të shtypura të Kodit Zgjedhor të ndryshuar së fundmi për të ndihmuar komisionerët e zgjedhjeve në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy