
Ndërron jetë pasi u godit me thikë 77-vjeçari, Haxhi Balla ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla.
Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjeçari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir. Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.
Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me goditjen e thikës nga ana e 38 vjeçarit ndaj Aleks e Haxhi Ballës.
“Blutë” arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë goditjeve të thikës.



